Zambaku
Balancë mes hapësirës, dritës & funksionalitetit
Zambaku sjell një ekuilibër të bukur mes arkitekturës bashkëkohore, hapësirës dhe funksionalitetit. Me gjithsej 299 m² bruto në dy nivele, shtëpia është projektuar për një përditshmëri të rehatshme, të ndriçuar dhe të organizuar mirë. Përdhesa prej 143 m² përmbledh zonën kryesore të jetesës në një hapësirë të hapur që lidhet drejtpërdrejt me oborrin, ndërsa galeria me lartësi të dyfishtë sjell më shumë dritë dhe një ndjesi të veçantë vertikaliteti.